Boris Johnson merr përgjegjësinë për festime gjatë Covidit, por refuzon të dorëhiqet - NACIONALE

Boris Johnson merr përgjegjësinë për festime gjatë Covidit, por refuzon të dorëhiqet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht zemërimeve që ka ngjalluar një raport hetimor i nënpunëses së lartë civile Sue Grey, për festat në Nr 10 gjatë bllokimeve të Covidit, kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se “beson se duhet të qëndrojë në detyrë”.

Johnson ditën e djeshme doli para popullit me një deklaratë kërkim faljeje për skandalin “Partygate”, pas një raporti që nxorri prova për “dështim serioz për t’iu përmbajtur rregullave gjatë pandemisë”.

Megjithatë, Johnson po përballet me thirrje për të dhënë dorëheqje, pasi raporti tregon për festat e zhurmshme me njerëz që pinin alkool dhe këndonin karaoke.

Ndërkohë, ish-ministri Tobias Ellëood paralajmëroi se konservatorët ishin në rrugë për të humbur zgjedhjet e ardhshme, duke vënë në pikëpyetje nëse kolegët konservatorë mund të vazhdonin të mbrojnë akoma sjelljen e Johnson.

Në raportin hetimor thuhej se udhëheqja e lartë e Nr 10, duhet të mbajë përgjegjësi për thyrjen e rregullave gjatë bllokimit, ndërsa më pas kryeministri u deklarua se merr përgjegjësinë e plotë për shkeljen e ligjit, duke shtuar si i vjen keq.

Kujtojmë se, fotografitë e publikuara nga ITV News, tregojnë kryeministrin në një festë më 13 nëntor të vitit 2020, një kohë kur kishte karantinë për shkak të koronavirusit. Ndërsa lidhur me këtë policia kishte nisur hetime ku edhe kishte gjobitur disa persona.

Lajme të ngjashme