Bllokada turke për Suedinë në NATO, Erdogan paraqet projekt-ligjin në Kuvend
Presidenca turke ka njoftuar se presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, ka paraqitur në parlament për ratifikim një projekt-ligj për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n vitin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën, e ndërsa anëtarësimi finlandez u vulos në prill, duke shënuar një zgjerim historik të bllokut të mbrojtjes perëndimore, aplikimi i Suedisë është penguar nga Turqia dhe Hungaria.
Dihet se për anëtarësim të një vendi në NATO, duhet mbështetja e të 31 vendeve anëtare.
Kujtojmë se më parë Turqia ka thënë se Suedia duhet të ndërmarrë më shumë hapa në vend për të shtypur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën BE dhe SHBA e konsiderojnë një grup terrorist.
