Blinkeni për zgjatjen e armëpushimin në Gaza: Ne e duam, besoj që edhe Izraeli e do
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, tha të mërkurën se vendi i tij e dëshiron zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Kryediplomati amerikan ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s, raporton televizioni BBC.
Zyrtari i lartë tha se Shtetet e Bashkuara do ta donin zgjatjen e pauzës së luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit dhe se ShBA-ja është duke punuar për këtë qëllim “secilën ditë”.
“Vazhdimi i saj [pauzës] me definicion nënkupton se më shumë pengje do të vinin në shtëpi, më shumë ndihmë do të hynte [në Gaza]”- tha sekretari Blinken.
“Qartazi, kjo është diçka që ne e duam. Unë besoj se është diçka që e do edhe Izraeli”- shtoi ai.
