Biden thotë se vetëm “Zoti i Plotëfuqishëm” mund ta bindë të largohet nga gara
Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për ABC News, ku ka folur për garën presidenciale.
Në këtë intervistë, Biden ka folur sërish për punën e tërheqjes së mundshme nga gara, pas humbjes së debatit të parë me ish-presidentin Donald Trump, që është kandidat i Partisë Republikane.
Megjithatë, Biden duket se e ka ndarë mendjen të mos largohet nga gara.
"Nëse Zoti i Plotfuqishëm do të zbriste dhe do të thoshte: "Xho, tërhiqu nga gara", unë do të tërhiqesha nga gara…Zoti i Plotfuqishëm nuk po zbret" – tha Biden.