Biden e quan rrëzimin urës 'aksident të tmerrshëm' - NACIONALE

Biden e quan rrëzimin urës 'aksident të tmerrshëm'

4 javë më parë

nga NACIONALE

Rrëzimi i urës Francis Scott Key në Baltimore, Maryland, pas goditjes nga një anije mallrash ka tronditur botën. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se rrëzimi i urës ishte një "aksident i tmerrshëm".

“Gjithçka deri më tani tregon se ky ishte një aksident i tmerrshëm. Për momentin nuk kemi asnjë tregues tjetër. Asnjë arsye tjetër për të besuar se ka ndonjë veprim të qëllimshëm këtu",
tha Biden.

“Ne do ta rindërtojmë atë port së bashku”
, shtoi Biden.

Presidenti amerikan theksoi se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit mbeten një "prioritet kryesor", pasi gjashtë persona mbeten ende të pagjetur.

“Ne jemi me ju. Ne do të qëndrojmë me ju për aq kohë sa të duhet. Ju jeni Maryland i ashpër, ju jeni Baltimore i fortë", tha Biden.

Rrëzimi i urës

Ura u godit nga anija e mallrave “Dali”, e cila është 300 metra e gjatë dhe e kishte nisur lundrimin drejt Kolombos së Sri-Lankës.

Sipas radarëve detarë, anija ishte nisur nga terminali në portin Breeze rreth orës 12 e 45 minuta pas mesnatës sipas kohës lokale.

Ajo lundroi drejt urës “Francis Scoot Key”, por u bë e palëvizshme nën urë 45 minuta më vonë.

Sipas radarëve të trafikut ajror, helikopterët e policisë kanë qenë duke qarkulluar mbi zonën e aksidentit në mënyrë të përsëritur.

Një zëdhënës i zjarrfikësve ka konfirmuar se rrëzimi i urës është rast që njihet si “ngjarje me viktima masive”.

Numri i viktimave – të lënduar ose të vdekur – nuk është konfirmuar ende.

Lajme të ngjashme