Bezos dhe e fejuara premtojnë 100 milionë dollarë donacion pas zjarreve shkatërruese në Maui
Numri i të vdekurve nga zjarret shkatërruese në Maui, Hawaii ka arritur në 80, ndërsa evakuime të tjera janë duke u zhvilluar në zonën perëndimore të Kaanapali.
Lidhur me këto zhvillime tragjike në Maui, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sánchez, kanë dhënë një zotim ndihme në vlerë prej 100 milionë dollarësh në përpjekjet e rimëkëmbjes në Maui. Njoftimi u bë përmes një postimi në Instagram nga Sánchez të premten.
“Jeff dhe unë jemi zemërthyer nga ajo që po ndodh në Maui”, = shkroi Sánchez. “Mendjet tona janë te familjet që kanë humbur kaq shumë dhe një komunitet që ka mbetur i shkatërruar”.
"Jeff dhe unë po krijojmë një Fond Maui dhe po dedikojmë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Mauin të rikthehet në këmbët e tij tani dhe gjatë viteve të ardhshme, ndërsa nevojat e vazhdueshme zbulohen", - shtoi ajo.
Bezos dhe Sánchez, të cilët kanë qenë në një lidhje që nga viti 2019 dhe u fejuan në fillim të këtij viti, siç u raportua nga një burim për CNN në maj, po ndërmarrin këtë hap thelbësor për të ofruar ndihmë dhe lehtësim.
Bezos është drejtor ekzekutiv i bordit të drejtorëve të "Amazon" dhe zotëron presigjiozen "Washington Post".