Besohet se policia angleze gabimisht vrau një e plagosi një tjetër gjatë sulmit në sinagogë - NACIONALE

Besohet se policia angleze gabimisht vrau një e plagosi një tjetër gjatë sulmit në sinagogë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Njëra nga viktimat që vdiqën gjatë sulmit në një sinagogë në Manchester të Anglisë dhe një tjetër që u plagos me gjasë janë qëlluar nga policët e armatosur, të cilët në shënjestër e kishin sulmuesin, tha të premten policia angleze.

Policia tha se beson që dy viktimat po qëndronin prapa një dere në sinagogë në qytetin verior anglez, në përpjekje për t’ia pamundësuar hyrjen sulmuesit, kur u qëlluan me armë, raporton televizioni CNN.

Pranimi i këtij incidenti të mundshëm erdhi dy ditë pasi dy besimtarë hebrenj u vranë dhe tre tjetër u plagosën seriozisht gjatë sulmit me goditje me veturë dhe therje jashtë sinagogës me rastin e ditës më të shenjtë në Judaizëm, Yom Kippur. Sulmuesi i dyshimtë gjithashtu u vra nga policia.

Zyrtari policor në Manchester, Stephen Watson, tha se njëra nga viktimat që e ka humbur jetën “dukej se kishte pësuar plagë që përputhej me lëndim nga e shtëna me armë”, sipas një raporti preliminar të patologut të Zyrës së Brendshme.

Ai tha se pasi policia beson që i dyshuari, Jihad Al Shamie, nuk kishte armë zjarri, duhet të ketë qenë zjarri nga policia që i goditi viktimat.

Dy burrat e vrarë në sulm u identifikuan nga policia si Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç. Policia nuk tregoi se cili prej tyre besohet se ishte qëlluar nga policët.

Policia tha se tre persona të tjerë ishin duke marrë trajtim në spital për lëndimet e pësuara gjatë sulmit. Njëri prej tyre ka pësuar plagë nga arma e zjarrit, një tjetër është therur dhe një është goditur nga vetura e përshirë në sulm.

Lajme të ngjashme