BE-ja do të sanksionojë nëntë persona për dhunën në Kongo, thonë diplomatët - NACIONALE

BE-ja do të sanksionojë nëntë persona për dhunën në Kongo, thonë diplomatët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian pritet të sanksionojë nëntë individë në lidhje me dhunën në Republikën Demokratike të Kongos, thanë të premten dy diplomat të BE-së.

Ata nuk i identifikuan personat që do të futen në listën e sanksioneve, duke e respektuar praktikën e moszbulimit të hollësive të tilla para se sanksionet të miratohen zyrtarisht. Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së pritet t’i miratojnë sanksionet në Bruksel të hënën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rebelët e grupit M23 i kanë kapur dy qytetet më të mëdha të pjesës lindore të Kongos nga janari në një eskalim të një konflikti të gjatë.

Kongoja tani për tani është duke e shqyrtuar mundësinë për të dërguar përfaqësues në bisedimet e paqes me grupin M23, të cilat Angola planifikon t’i organizojë javën e ardhshme, thanë të enjten burimet qeveritare.

Ruanda akuzohet se po i mbështet rebelët e grupit M23, të cilët udhëhiqen nga anëtarët e komunitetit Tutsi. Sidoqoftë, fqinji i Kongos e ka mohuar akuzën.

Lajme të ngjashme