Banorëve të ikur nga Belgorodi në Rusi iu thuhet të mos kthehen ende në shtëpitë e tyre
Banorëve në rajonin e Bolgorodit në Rusi që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve iu është bërë thirrje për të mos u kthyer ende.
Zyrtarët rusë kanë thënë që një grup “sabotazhi” i armatosur kishte kaluar nga Ukraina dhe sulmoi distriktin e Grayvoronskyn gjatë të hënës.
Moska ka pretenduar se tashmë i ka mposhtur ata që ishin përgjegjës.
Kievi e ka mohuar që është përfshirë në këtë rast dhe ka thënë se qytetarët rusë nga dy grupe paramilitare ishin prapa këtij sulmi, raporton BBC.
Asnjë vdekje nuk është raportuar në luftime, por një numër njerëzish besohet që janë plagosur.
Rusia ka lansuar një hetim për terrorizëm mbi rastin.
Ministri i mbrojtjes kishte publikuar një deklaratë në Telegram duke pretenduar se “formacionet nacionaliste” kishin qenë “bllokuar dhe mposhtur” nga forcat ruse, dhe se më shumë se 70 “terroristë ukrainas” ishin vrarë.
BBC-ja thotë që njerëzit në disa fshatra ishin evakuuar dhe ishin paralajmëruar ata që kishin ikur që të mos ktheheshin ende.
Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se prapa incidentit ishin grupe të quajtura “Legjioni për Çlirimin e Rusisë” dhe “Trupat Vullnetare Ruse” (RVC).
Zëdhënësi i z. Putin, Dmitry Peskov, ka deklaruar që “edhe pse ka pasur shumë rusë etnikë që jetojnë në Ukrainë... ata megjithatë janë militantë ukrainas.”
