Banka Botërore thotë se rindërtimi i Ukrainës nga lufta do të kushtojë 411 miliardë dollarë - NACIONALE

Banka Botërore thotë se rindërtimi i Ukrainës nga lufta do të kushtojë 411 miliardë dollarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas një vlerësimi të fundit nga Banka Botërore kostoja e përpjekjeve të rindërtimit në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë ka arritur në 411 miliardë dollarë.

Shifra e fundit e dhënë është 2.6 herë më e madhe se sa ishte vlerësuar në vitin 2022, ndërsa CNN raporton se në këtë shumë përfshihen 135 miliardë dollarë për dëme të drejtpërdrejta – kryesisht në sektorët e strehimit, transportit, energjisë, tregtisë dhe industrisë. Është njoftuar poashtu se pjesa më e madhe e dëmeve është e përqendruar në rajonet lindore të Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk.

Vlerësimi i përditësuar i kostos mbulon dëmet e shkaktuara në periudhën njëvjeçare pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe shënon një rritje nga vlerësimi i qershorit të vitit të kaluar që ishte 349 miliardë dollarë.

“Shuma e dëmeve dhe nevojave për rikuperim aktualisht nuk përfshin të dhëna për humbjen e infrastrukturës, banesave dhe bizneseve në territoret e okupuara,”- është shprehur kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, duke iu referuar zonave të kontrolluara nga trupat ruse.

“Kur forcat e mbrojtjes t’i lëshojnë, presim që të dhënat të plotësohen dhe qeveria të fillojë menjëherë punën e restaurimit në këto territore,”- ka shtuar më tej ai.

Kostoja e rindërtimit është një vlerësim i përbashkët i bërë nga qeveria e Ukrainës, Grupi i Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme