Banditët vrasin në pritë të paktën 70 vullnetarë të sigurisë në Nigeri - NACIONALE

Banditët vrasin në pritë të paktën 70 vullnetarë të sigurisë në Nigeri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Banditët vranë të paktën 70 vullnetarë të sigurisë në komunitet gjatë një prite në pjesën qendrore të Nigerisë, thanë të mërkurën banorët dhe një udhëheqës i vullnetarëve.

Udhëheqësi i vullnetarëve, Aliyu Baffa, tha se prita ndodhi rreth orës 13:00 të hënën afër komuniteteve Kukaëa dhe Bunyun në distriktin Kanam, kur qindra vullnetarë ishin nisur drejt Malit Madam, vend i njohur për fshehjen e banditëve të armatosur rëndë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Baffa tha se më shumë se 70 vullnetarë u vranë dhe se mund të zbulohen edhe trupa të tjerë. Më shumë se 60 prej tyre u varrosën vetëm në Kukaëa, tha ai përmes telefonit.

Musa Ibrahim, banor në Bunyun, e mbështeti rrëfimin e Baffa-s, duke raportuar se banditët gjithashtu vranë dhjetë vullnetarë të sigurisë në komunitetin e tij dhe dogjën disa shtëpi.

Kjo pritë e nënvizon shtimin e gjakderdhjes në të cilën shpesh përfshihen grupe militante islamike ose banda kriminale, në shtetin me popullsinë më të madhe në Afrikë muajve të fundit. 2.266 njerëz raportohet të jenë vrarë vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Policia rajonale nuk mund të arrihej menjëherë për t’i marrë një koment./Nacionale

Lajme të ngjashme