BE-ja thotë se është shtuar prodhimi i drogës në Evropë dhe po përdoren lloje të reja - NACIONALE

BE-ja thotë se është shtuar prodhimi i drogës në Evropë dhe po përdoren lloje të reja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas një vlerësimi të publikuar të martën nga agjencia e ilaçeve e BE-së, prodhimi i substancave narkotike në Evropë është duke u rritur dhe se janë duke u shitur e konsumuar substanca të reja psikoaktive në kontinent.

Në raportin e saj vjetor, agjencia e ilaçeve e BE-së tha se po shfaqen dëshmi të reja për rritjen e prodhimit të drogës në Evropë, duke e vërtetuar paralajmërimin e mëhershëm se kontinenti po shndërrohet në qendër globale për substanca narkotike dhe nuk është më vetëm treg për konsum.

“Prodhimi i drogave sintetike po vazhdon të rritet në Evropë”, paralajmërohet në raport, duke theksuar se laboratorët e paligjshëm në Evropë prodhojnë sasi të madhe të amfetaminës, metamfetaminës dhe drogave të tjera sintetike për konsumim lokal dhe për eksportim jashtë Evropës.

Drogat dhe lëndët kimike, që nevojiten për prodhimin e tyre, ende importohen në Evropë kryesisht nga pjesët e tjera të botës përfshirë Amerikën Jugore dhe Azinë, por organizatat kriminale evropiane po i ngushtojnë lidhjet me bandat jashtë kontinentit në përpjekje për t’i zvogëluar kostot për prodhimin dhe trafikimin e drogës, thuhet në raportin e mbështetur në informata nga agjencitë evropiane për sundimin e ligjit.

Agjencia evropiane e ilaçeve tha se mbi 350 laboratorë të drogave sintetike janë zbuluar dhe shkatërruar më 2020 në Evropë, duke shtuar se agjencitë për sundimin e ligjit gjithashtu kanë zbuluar më shumë laboratorë të kokainës dhe vende për prodhim të drogave të reja si katinoni./Nacionale

Lajme të ngjashme