Azerbajxhani thotë se Franca po e përgatit terrenin për luftë të re rajonale
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, të martën e akuzoi Francën për krijimin e kushteve për një luftë të re në Kaukazin Jugor përmes furnizimit të Armenisë me armë.
Franca tha muajin e kaluar se është pajtuar për kontrata të reja për ta furnizuar Armeninë me pajisje ushtarake, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra gjatë tri dekadave të fundit, por Bakuja shënoi fitore të rëndësishme në shtator duke e rimarrë kontrollin e Nagorno-Karabakut.
Armenët etnikë de-fakto gëzonin pavarësi në këtë enklavë që nga vitet e hershme të nëntëdhjeta.
Sidoqoftë, pasi Azerbajxhani e shpalli kontrollin në shtator, më shumë se 100 mijë armenë janë larguar nga Nagorno-Karabakut për në Armeni.
