Autobusi me turistë shqiptarë aksidentohet në Itali, 16 të lënduar - NACIONALE

Autobusi me turistë shqiptarë aksidentohet në Itali, 16 të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një autobus me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania në Itali.

Sipas medias italiane, Meridio news, bëhet e ditur se aksidenti ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:00, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e sakta, por dyshohet se ka qenë një defekt në frena.

16 persona që ishin në autobus janë plagosur, ndërsa vetëm njëri prej tyre është transportuar me ambulancë në spital.

Fatmirësisht asnjë nga turistët nuk është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.

Lajme të ngjashme