Autobusi bie në grykë, së paku 36 të vdekur në Indi - NACIONALE

Autobusi bie në grykë, së paku 36 të vdekur në Indi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën 36 persona vdiqën dhe gjashtë të tjerë u lënduan, pasi një autobus ra të hënën në një grykë në shtetin verior indian, Uttarakhand, i tha agjencisë “Reuters” një zyrtar.

Autobusi po udhëtonte nga Garhwal-i, në Himalaje, dhe ishte nisur drejt qytezës Ramnagar, me të paktën 42 persona, tha përmes telefonit oficeri policor lokal, Devendra Pincha, raporton agjencia “Reuters”.

Në pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve ANI, një autobus i rrokullisur shihej afër një lumi, në fund të një kodre.

Kryeministri rajonal, Pushkar Singh Dhami, tha në rrjetin X se do të zhvillohet një hetim për shkaktarin e incidentit.

Zyrtarët thanë se, me ta marrë informacionin, filluan menjëherë operacionet e shpëtimit dhe janë dhënë urdhra për hetimin e aksidentit.

Lajme të ngjashme