Australia e mbyll ambasadën në Teheran, i urdhëron zyrtarët që të largohen nga Irani - NACIONALE

Australia e mbyll ambasadën në Teheran, i urdhëron zyrtarët që të largohen nga Irani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Australia e ka mbyllur ambasadën e vet në Teheran dhe i ka urdhëruar zyrtarët e saj që të largohen nga Irani, bënë të ditur autoritetet qeveritare, duke e përmendur “përkeqësimin e situatës së sigurisë” si arsye.

Australia i bashkohet kështu një grupi të shteteve që i kanë mbyllur misionet e tyre diplomatike në Iran që nga koha kur Izraeli i nisi sulmet kundër programit bërthamor të këtij vendi javën e kaluar, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Australia i ka udhëzuar të gjitha zyrtarët e saj dhe vartësit e tyre që të largohen nga Irani dhe i ka pezulluar operacionet në ambasadën e saj në Teheran, tha në një konferencë për shtyp në Adelaide ministrja e Jashtme, Penny Wong.

“Ky nuk është një vendim që është marrë lehtë. Është një vendim i mbështetur në mjedisin e përkeqësuar të sigurisë në Iran” – tha kryediplomatja australiane.

Qeveria i këshilloi të gjithë australianët që të largohen nga Irani, nëse një gjë të tillë mund ta bëjnë në mënyrë të sigurt.

Ministrja e Jashtme tha se janë rreth dy mijë australianë dhe anëtarë të familjeve të tyre të regjistruar në Iran që duan të largohen nga ky shtet, ndërsa 1.200 të tjerë në Izrael.

Punën në ambasadat e tyre në Teheran e kanë pezulluar edhe shtete të tjera, si Bullgaria, Portugalia, Zvicra, Zelanda e Re dhe Republika Çeke./Nacionale

Lajme të ngjashme