"Arsyeja pse Putini është ende në pushtet" - Kush është në të vërtetë Roman Abramovich?
Ka një "elefant" në dhomën e negociatave. Emri i tij është Roman Abramovich. Më lejoni t'ju jap një kontekst se kush është në të vërtetë ky njeri dhe si duhet parë pjesëmarrja e tij në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi.
Gazetarja investigative ruse Maria Pevchikh ka ardhur me disa fakte kontrekte se kush është saktësisht miliarderi rus Roman Abramovich dhe se sa ndikim ka ai te presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Kur e kanë parë Roman Abramovich-in në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, njerëzit po pyesin vërtet: a është Abramovich një njeri i mirë? A është ai një superhero që do të na shpëtojë të gjithëve?
"Nuk ka asgjë të ndërlikuar në lidhje me situatën e Abramovich. Nuk ka asgjë për të diskutuar apo çuditur. Ju inkurajoj të gjithëve të përdorni një rregull të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë. Nëse Putinit i pëlqen diçka, ju nuk duhet ta duani, duhet të qëndroni larg. Dhe Putinit i pëlqen Abramovich", tha gazetarja ruse.
There is nothing tricky about the Abramovich situation. There is nothing to discuss or wonder about. I encourage you all to use a simple and straightforward rule. If Putin likes something - it’s shit. You don’t want it, you should stay away. And Putin likes Abramovich. pic.twitter.com/1zozVLwRTD
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 30, 2022
Roman Abramovich është arsyeja pse Putini është ende në pushtet. Ai luan një rol vendimtar në mbajtjen e regjimit të Putinit për 22 vitet e fundit. Abramovich është portofoli i fundit i Putinit, burimi i fundit i ryshfeteve, një person që mund të mbajë dhe kontrollojë asetet strategjike në emër të Putinit.
Kështu funksionon oligarkia në Rusi. Shumë vite më parë Putini uli të gjithë oligarkët në tryezë dhe tha: nëse hiqni dorë nga të gjitha ambiciet tuaja politike, unë do t'ju jap një mënyrë për t'u pasuruar. Largojeni veten, merrni para sa të doni, por mos e vini në dyshim fuqinë time, u kishte thënë Putin oligarkëve rusë.
Dhe kështu ka qenë për 20 vitet e fundit. Ata qëndrojnë të heshtur dhe të pa përfshirë, dhe në këmbim bëhen njerëzit më të pasur në botë. Duke fituar pasurinë e tyre në Rusi dhe duke jetuar jashtë vendit. Dhe sigurisht, ata duhet të ndajnë pasurinë me Putinin.
"Më lejoni ta ilustroj këtë. Në 1997 Abramovich privatizoi një kompani shtetërore të naftës Sibneft. Është bërë në një ankand fiktiv me konkurs të rremë. Shumë vite më vonë, vetë Abramovich, e quajti këtë ankand një mashtrim. Çmimi që ai pagoi tingëllon qesharak tani - 100 milionë dollarë.
Disa vite më vonë, në vitin 2005, gjatë mandatit të dytë presidencial të Putinit, u vendos që shteti donte kthimin e Sibneft. Kjo ishte koha kur Putini u fiksua për të konsoliduar gjithçka nën Gazprom. Abramovich ia shiti Sibneft përsëri shtetit për 13 miliardë dollarë", tha gazetarja Pevchihk.
Blerja e diçkaje nga shteti për 100 milionë dollarë dhe shitja e saj 7 vjet më vonë për 13 miliardë dollarë, ky është biznes. Kjo është e tëra.
And that’s how it’s been for the past 20 years. They stay silent and uninvolved, and in return they get to become the world’s richest people. Earning their fortunes in Russia and living abroad. And of course, they have to share with Putin through kickbacks or direct bribes. pic.twitter.com/S9MLXWmcVM
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 30, 2022
Super jahti i parë i Putinit (Olympia) u dhurua nga Abramovich. Një tjetër ryshfet që Abramovich i kishte bërë Putinit ishte një pallat luksoz.
Por kur e lavdëroni Abramovichin tani, në vitin 2022, ju lutemi mbani parasysh se ai dikur ishte emëruar personalisht nga Putin si guvernator i rajonit Chukotka dhe mbështeti aktivisht heqjen e zgjedhjeve të drejtpërdrejta të guvernatorit.
Roman Abramovich është oligarku më besnik dhe më i devotshëm i Putinit. Besnikëria e tij është e qartë. Ai mbështet pa kushte çdo gjë që Putini bëri për dy dekada. Edhe tani, gjatë luftës, Abramovich është aty për presidentin, duke pranuar dhe përshëndetur urdhrat e tij.
A few years later, in 2005, during Putin’s second presidential term, it was decided that the state (Gazprom) wanted Sibneft back. This was the time when Putin got obsessed with consolidating everything under Gazprom. Abramovich sold Sibneft back to the state for $13 billion. pic.twitter.com/wzXNs8U3eJ
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 30, 2022
A ka thënë diçka publikisht Abramovich? A ka bërë njdonjë deklaratë ose a ka dhënë ndonjë intervistë? Gjithçka që shohim është se ai rri rreth delegacionit rus në Turqi dhe zyrtarët rusë janë krejtësisht të lumtur për këtë.
"Kjo nuk është një shenjë e mirë. Gjëja më e mirë që gjeta ishte një deklaratë për shtyp ku thuhej se të ardhurat nga shitja e Chelsea do të shkonin në një lloj fondi "për të mirën e të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë"", tha gazetarja ruse.
The best thing I found was a press release stating that proceeds from the sale of Chelsea FC would go to some sort of fund “for the benefit of all victims of the war in Ukraine”. I guess we should thank Abramovich for courageously calling it a war and not a ‘special operation’. pic.twitter.com/FcjLTAc5Np
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 30, 2022
"Mendoj se duhet të falënderojmë Abramovich që me guxim e quajti atë një luftë dhe jo një "operacion special". Termi luftë nuk ekziston në Rusi.
Nuk është si shiu apo bubullima që ndodhin natyrshëm. Dikush e filloi këtë luftë. Dhe ky dikush është Vladimir Putin, një shef për një kohë të gjatë i Roman Abramovich. /Nacionale/
War doesn’t exist in a vacuum. It’s not like rain or thunder that occur naturally. SOMEONE STARTED THIS WAR. And this someone is Vladimir Putin, a longtime boss of Roman Abramovich and his pal until we hear otherwise. pic.twitter.com/djqqC7IQ8P
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 30, 2022