Arrijnë në Izrael mbetjet e katër pengjeve të tjera - NACIONALE

Arrijnë në Izrael mbetjet e katër pengjeve të tjera

4 javë më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka thënë se katër arkivole me mbetjet e po aq pengjeve të vdekura tashmë janë futur në territorin e Izraelit.

Mbetjet po dërgohen në Institutin Kombëtar për Mjekësi Forenzike, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Agjencisë së Sigurisë të Izraelit (ISA). Atje do të kryhet procedura e identifikimit, raporton televizioni CNN.

Forca policore po e përcjellin transportimin e arkivoleve deri në institute, thuhet në një deklaratë të policisë izraelite.

Më herët, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu kishte njoftuar se Izraeli, përmes Kryqit të Kuq, i kishte pranuar trupat e katër pengjeve brenda Rripit të Gazës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se “puna nuk është kryer ende”, pasi, sipas tij, pengjet e vdekura nuk po dorëzohen nga Hamasi siç është premtuar, duke iu referuar me gjasë kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, e cila u njoftua javën e kaluar.

Ai gjithashtu paralajmëroi se Hamasi duhet të çarmatoset ose “do ta çarmatosim ne”.

Ndërkohë, një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se Izraeli i ka thënë organizatës se do ta zvogëlojë numrin e kamionëve që do të lejohen të dërgojnë ndihma në Gaza.

Ky veprim vjen si reagim ndaj numrit të vogël të pengjeve të vdekura që janë dorëzuar deri më tani nga Hamasi./Nacionale

Lajme të ngjashme