Arrestohet shtatë banorë të Jerusalemit, dyshohen për komplot iranian vrasjesh - NACIONALE

Arrestohet shtatë banorë të Jerusalemit, dyshohen për komplot iranian vrasjesh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forcat izraelite të sigurisë kanë arrestuar shtatë banorë të Jerusalemit nën dyshimet se ata ishin duke planifikuar që të vrisnin zyrtarë izraelitë dhe të kryenin sulme të tjera në emër të shërbimit iranian për inteligjencë, thanë të martën shërbimi Shin Bet dhe policia.

Incidenti është rasti i pestë që përfshin vrasje në tentativë të drejtuara nga inteligjenca iraniane që sprapset nga shërbimet izraelite të sigurisë muajin e fundit, thuhet në një deklaratë të përbashkët të policisë dhe shërbimit Shin Bet, raporton agjencia “Reuters”.

Shtatë të dyshuarit, banorë të lagjes kryesisht palestineze, Beit Safafa, po planifikonin që t’i kryenin vrasjet e një shkencëtari të lartë izraelit dhe kryetarit të një qyteti të rëndësishëm në Izrael, emri i të cilit nuk u përmend.

“Shkencëtarë dhe kryetarë qytetesh, si dhe anëtarë të lartë të establishmentit të sigurisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë, janë caqe të sulmit nga elemente iraniane” – tha një burim i lartë i shërbimit Shin Bet, duke cituar të dhëna brenda shërbimeve të sigurisë.

Ministria e Jashtme e Iranit nuk qe menjëherë e qasshme për koment të martën.

Përmes hetimit të shërbimeve të sigurisë gjithashtu u zbulua se të dyshuarit ishin ngarkuar edhe me detyrën e hedhjes në erë të një automjeti të policisë dhe me hedhjen e një granate në një shtëpi me premtimin se do të paguheshin 200 mijë shekelë, thuhet në deklaratë.

Njëri nga të dyshuarit, 23 vjeç, ishte në kontakt me një entitet të huaj. Individi më pas rekrutoi një rreth ndihmësish që i vunë flakën një automjeti në Jerusalem, bënë mbishkrime në vende të ndryshme dhe grumbulluan të dhëna të inteligjencës në Izrael për t’i drejtuar te zyrtarët iranianë jashtë vendit.

Gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, forcat e sigurisë gjetën 50 mijë shekelë (13.240 dollarë) para të gatshme, një targë të rreme të automjeteve policore dhe kartela të ndryshme bankare./Nacionale

Lajme të ngjashme