Arrestohet një izraelite, dyshohet se deshi ta vriste Netanyahun me mjet shpërthyes
Një grua e moshuar nga pjesa qendrore e Izraelit raportohet se është arrestuar nga shërbimi izraelit i sigurisë, Shin Bet, nën dyshimin se po planifikonte ta vriste kryeministrin Benjamin Netanyahu, raportoi të mërkurën transmetuesi publik izraelit, KAN.
Gruaja e arrestuar dyshohet për planifikimin e një sulmi ndaj jetës së kryeministrit me mjet të improvizuar shpërthyes. Ajo u arrestua para dy javësh, por u lirua me kushtin që t’i ndalohej hyrja në të gjitha institucionet qeveritare si dhe afrimi te kryeministri, shkruan gazeta “The Jerusalem Post”.
Një aktakuzë do të ngrihet kundër saj të enjten për komplot për kryerjen e një krimi dhe komplot për të kryer akt terrorist, raportoi transmetuesi publik.