Arrestohet një i dyshuar për sulmin në Illinois
Policia amerikane kanë arrestuar një person të dyshuar pas vrasjes së gjashtë personave në një sulm në paradën e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së në Illinois.
Autoritetet thanë se Robert Crimo, 22 vjeç, u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër. I dyshuari u ngjit në kulmin e një shtëpie, duke qëlluar në drejtim të shikuesve të paradës.
Ky ishte sulmi më ri në vargun e sulmeve që kanë ndodhur këtë vit në ShBA, mesatarisht nga një në javë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se është i shokuar nga dhuna në Illinois.
Disa orë më vonë, dy policë u plagosën gjatë të shtënave në Filadelfia gjatë hedhjes së fishekzjarrëve për Ditën e Pavarësisë.
Ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë kundër të dyshuarit për sulmin në Illinois dhe ende nuk ka shenja për motivin e mundshëm të tij.
Rrjetet sociale ia pezulluan llogaritë të dyshuarit, i cili kishte publikuar video me muzikë Rap me një pseudonim