Arrestohet djali i princeshës së Norvegjisë - NACIONALE

Arrestohet djali i princeshës së Norvegjisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

I biri 27-vjeçar i princeshës norvegjeze, Mette-Marit, është arrestuar nën dyshimin për përdhunim, sipas policisë.

Policia norvegjeze tha në një deklaratë se Marius Borg Hoiby, i cili ishte lindur nga një marrëdhënie para martesës së vitit 2011 të Mette-Marit-ës me princin Haakon, u arrestua të hënën në mbrëmje, raporton gazeta “The Guardian”.

Ai dyshohet për shkeljen e kodit penal “në lidhje me marrëdhëniet seksuale me dikë që është i pavetëdijshëm ose për arsye të tjera i paaftë për t’i rezistuar aktit”, thuhet në një deklaratë.

“Ajo që policia mund të thotë për përdhunimin është që ai ka të bëjë me një akt seksual pa marrëdhënie. Thuhet se viktima nuk ka qenë në gjendje që t’i rezistojë aktit” – tha më tej policia norvegjeze.

Borg Hoiby ishte ndaluar më 4 gusht pas një incidenti natën në banesën e një gruaje në Oslo dhe ishte akuzuar për shkaktim të lëndimit trupor ndaj banores, me të cilën ai kishte një lidhje, shtoi policia.

Në raportimet e mediave norvegjeze thuhet se policia gjeti një thikë të futur në njërin prej mureve të dhomës së gjumit të gruas. Ai ishte arrestuar përsëri në shtator nën dyshimin për shkeljen e një urdhri kufizues.

Sipas policisë, kur ai u arrestua të hënën, Hoiby ndodhej në një veturë me viktimën e pretenduar nga incidenti i gushtit.

Policia gjithashtu tha se në mesin e dyshimeve në lidhje me incidentin e muajit gusht përfshihet keqtrajtimi në familje, duke shtuar se ende nuk është vendosur nëse djali i princeshës do të mbahet në paraburgim./Nacionale

Lajme të ngjashme