Armëpushimi mes Izraelit e Hezbollahut duket se po respektohet - NACIONALE

Armëpushimi mes Izraelit e Hezbollahut duket se po respektohet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një zëdhënës i forcës paqeruajtëse të OKB-së në Liban tha të hënën në mbrëmje se armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut duket se po respektohet.

“Ne nuk kemi vërejtur trajektore nga asnjëra palë që nga dje. Gjithashtu, nuk kemi parë sulme ajrore” – tha Tilak Pokharel, zëdhënës i misionit UNIFIL, duke shtuar se trupat paqeruajtëse “vazhdojnë që të vëzhgojnë shkelje [të hapësirës] ajrore dhe lëvizje tokësore të IDF-së [ushtrisë izraelite]”.

Një fotograf i agjencisë “Associated Press” në zonën Nabatiyeh, ku kishte sulme e luftime intensive në ditët para hyrjes në fuqi të armëpushimit në fundjavë, përshkroi qetësi të plotë në atë zonë të hënën.

Ai tha se pak njerëz të zhvendosur ishin kthyer në qytetin e dëmtuar rëndë, Nabatiyeh, por shumë të tjerë hynë në fshatrat përreth porsa buldozerët e përfunduan pastrimin e rrugëve.

Lajme të ngjashme