Armëpushimi: Dita e lirimit të pengjeve nga Izraeli dhe Hamasi - NACIONALE

Armëpushimi: Dita e lirimit të pengjeve nga Izraeli dhe Hamasi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, sot po bëhet lirimi i pengjeve nga të dyja palët.

Nga sheshi i Palestinës, janë publikuar fotografi të luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve në Gaza, derisa BBC ka publikuar pamje të një helikopteri në kufi me Izraelin.

Forcat Ajrore të Izraelit, kanë konfirmuar se janë gati për t’i marrë pengjet e liruara nga Hamasi sot.

Ndërkohë, edhe në rajonin e Bregut Perëndimore, familjarë të të burgosurve palestinezë, presin lirimin e tyre sot.

Mediat si BBC, Guardian etj., raportojnë se rreth 200 të ndaluar do të lirohen sot.

Grupi militant palestinez, Hamsa, bëri të ditur të premtën se do t’i lirojë katër ushtare të mbajtura peng në Gaza, për 15 muaj rresht, si pjesë e shkëmbimit të pengjeve me palestinezët e burgosur.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Palestinës, u arrit pas negociatave të shumëta të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./foto: Reuters/

Lajme të ngjashme