Arabia Saudite ekzekuton gjashtë iranianë, reagon Teherani - NACIONALE

Arabia Saudite ekzekuton gjashtë iranianë, reagon Teherani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arabia Saudite ka ekzekutuar gjashtë iranianë të dënuar për trafikim droge, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve, SPA.

Ky veprim e nxiti Iranin që ta thërriste në takim ambasadorin saudit në Teheran, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite tha se gjashtë shtetasit iranianë ishin arrestuar dhe ishin akuzuar për trafikim të hashashit në territorin e saj, sipas agjencisë SPA, dhe më pas u ishte shqiptuar dënimi me vdekje.

Në deklaratë nuk u tregua se kur është bërë ekzekutimi i të dënuarve me vdekje.

Si kundërpërgjigje, Irani e thirri në takim ambasadorin saudit në Teheran për të “protestuar fuqishëm” për ekzekutimin e gjashtë shtetasve të tij, raportuan mediat iraniane.

“Një notë e protestës së fortë nga Irani, që e vë në pah papajtueshmërinë e këtij veprimi me bashkëpunimin e përgjithshëm në gjyqësor mes dy vendeve, iu përçua atij. Nevoja e ofrimit të shpjegimit të duhur për këtë çështje u theksua” – raportuan mediat iraniane.

Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina më 2023, Teherani dhe Riadi i rivendosën marrëdhëniet pas disa viteve armiqësi, që i kishin kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë në Gjirin Persik dhe që e kishin ndihmuar nxitjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, nga Jemeni në Siri.

Lajme të ngjashme