Arabia Saudite ekzekuton 17 persona në 12 ditë - NACIONALE

Arabia Saudite ekzekuton 17 persona në 12 ditë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një zyrtar i lartë i OKB-së, ka thënë se vetëm në 12 ditët e fundit, Arabia Saudite ka ekzekutuar 17 të akuzuar për vepra penale të drogës dhe kontrabëndës, duke konfirmuar një rekord të lartë në numrin total të dënimeve me vdekje në një vit nga mbretëria.

“Ekzekutimet e fundit, të kryera që nga 10 nëntori, janë thellësisht për keqardhje", është shprehur zëdhënësja e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Elizabeth Throssell në një konferencë shtypi të mbajtur në Gjenevë, raporton The Independent.

Kjo valë e ekzekutimeve në mbretërinë islame vjen pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë. Kujtojmë se, shumica e ekzekutimeve në Arabinë Saudite kryhen me prerje koke.

Sipas raportimeve, në vitin 2022 numri i këtyre lloj ekzekutimesh ka shkuar në 144, më shumë se në 2020 dhe 2021, ku ishin raportuar më pak se 140.

Nga ekzekutimet e këtij viti, 81 persona u vranë në muajin maars në një ekzekutim masiv nga autoritetet nën akuzat për vrasje dhe përkatësi në grupe militante.

E edhe pse regjimi i Mohammed bin Salman është përpjekur të liberalizojë disa aspekte të jetës në vend duke hapur kinema, duke shtuar të drejtat e vozitjes për gratë e duke shkelur policinë fetare dikur të frikshme të vendit, numri i ekzekutimeve në vend megjithatë sjell një alarm.

Më parë, Princi Mohammed kishte thënë se ekzekutimet janë të rezervuara për ata që janë shpallur fajtorë për vrasje ose vrasje nga pakujdesia.

“Epo sa i përket dënimit me vdekje, ne i hoqëm të gjitha, përveç një kategorie, dhe kjo është e shkruar në Kuran, dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për të, edhe nëse dëshirojmë të bëjmë diçka, sepse është mësim i qartë në Kuran”, ishte shprehur princi për The Atlantic, duke shtuar se: “Pavarësisht nëse më pëlqen apo jo, nuk kam fuqi ta ndryshoj këtë”.

Lajme të ngjashme