Aplikacioni “DeepSeek”, thirrje për t’u zgjuar për kompanitë amerikane, thotë Trumpi - NACIONALE

Aplikacioni “DeepSeek”, thirrje për t’u zgjuar për kompanitë amerikane, thotë Trumpi

1 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur ngritjen e kompanisë kineze “DeepSeek” “thirrje për t’u zgjuar” për industrinë amerikane të teknologjisë, pasi dalja në treg e modelit të saj për inteligjencë artificiale nxiti valë shoku në “Wall Street”.

Vlera e aksioneve në kompani të mëdha të teknologjisë si “Nvidia” ra në masë të ndjeshme. Gjiganti i çipave pësoi rënie të vlerës për gati 600 miiardë dollar në treg, raporton televizioni BBC.

Ajo që e ka dridhur industrinë është pretendimi i “DeepSeek”-uk se modeli i tij R1 është përgatitur me një kosto shumë më të ulët se ato rë rivalëve – duke ngritur pyetje për atë ardhmen e mbizotërimit të Shteteve të Bashkuara në fushën e inteligjencës artificiale dhe për shkallën e investimeve që kompanitë amerikane janë duke i bërë.

“DeepSeek” është bërë aplikacioni falas më i shkarkuar në ShBA vetëm një javë pas hedhjes në treg.

Duke reaguar ndaj lajmit të hënën, Trumpi tha se zhvillimet e fundit në industrinë kineze të inteligjencës artificiale mund të jenë “pozitive” për ShBA-në.

“Nëse do të mund ta bënit më lirë, nëse do të mund ta bënit për më pak [para] që ta merrni rezultatin e njëjtë në fund, mendoj se kjo është një gjë e mirë për ne” – tha ai para gazetarëve gjatë fluturimit me aeroplanin zyrtar.

Ai gjithashtu tha se nuk është i shqetësuar për suksesin e kompanisë kineze, duke shtuar se ShBA-ja do të mbetet lojtare mbizotëruese në këtë fushë.

Lajme të ngjashme