Anëtarët e grupit “Proud Boys” shpallen fajtorë për komplot në sulmin e Kapitolt
Ish-udhëheqësi i grupit ekstremist "Proud Boys", Enrique Tarrio, dhe tre anëtarë të tjerë të grupit janë shpallur fajtorë për komplot në kryengritjen e 6 janarit në Kapitol të ShBA-së.
CNN raporton se dënimi vjen pas një diskutimi shtatë-ditor të jurisë mbi pesë anëtarë të organizatave neofashiste të ekstremit të djathtë, të cilët janë akuzuar për komplot kundër tranzicionit paqësor të pushtetit midis Donald Trump dhe Joe Biden në janar 2021.
Tre anëtarët e tjerë - Ethan Nordean, Joseph Biggs dhe Zachary Rehl – janë dënuar gjithashtu pasi janë përballur me një sërë akuzash, duke përfshirë akuza për konspiracion, manipulim provash dhe pengim të votimit të Kolegjit Zgjedhor.
Sa i përket Tarrio-s, dihet se ai nuk ka qenë në Uashington më 6 janar 2021 gjatë trazirave vdekjeprurëse të Captiol, por prokurorët kanë thënë se ai ka organizuar dhe drejtuar sulmin e “Proud Boys” në Kapitol, ku mbetën të vrarë pesë persona.
Që nga trazirat, Tarrio ishte bërë objektivi kryesor i hetimit më të madh nga departamenti i drejtësisë në historinë amerikane.
Ndërkohë, raportohet se avokatët mbrojtës kanë argumentuar se nuk kishte asnjë plan për të sulmuar Kapitolin ose për të ndaluar certifikimin e Kongresit për fitoren e Biden. Madje, thuhet se një nga avokatët e Tarrio-s është përpjekur t’ia lë fëjin Trump, duke thënë se ai e ka nxitur sulmin pas thirrjes që kë bërë për “luftë si ferr”.
Akuza e komplotit për kryengritje mbart një dënim deri në 20 vjet burg.
