Andrew Tate lirohet nga arresti shtëpiak në Rumani
Figura e njohur e internetit, Andrew Tate, është liruar nga arresti shtëpiak në Rumani në pritje të gjykimit rreth akuzave për dhunim seksual dhe trafikim të njerëzve, sipas zëdhënëses së tij.
I famshmi kontradiktor dhe vëllai i tij, Tristan, kanë qenë në arrest shtëpiak nga marsi dhe ndaj tyre u ngritën akuzat në qershor. Ata i kanë mohuar akuzat, raporton televizioni BBC.
Dy vëllezërit mund të lëvizin të lirë në Bukuresht dhe në distriktin përreth, ku jetojnë.
Sidoqoftë, ata mbeten subjekt i kontrolleve të autoriteteve për 60 ditë.
Vëllezërit duhet të raportojnë në polici, kur urdhërohen për një gjë të tillë, dhe duhet ta informojnë policinë për çfarëdo ndryshimi të adresës.
Atyre u ndalohet kontakti me dy bashkëpunëtorë rumunë të akuzuar bashkë me ta, me dëshmitarët, me viktimat e pretenduara dhe me familjet e tyre.
Shkelja e këtyre rregullave mund t’ua kthejë masën e arrestit shtëpiak ose ndalimit parandalues.
