Amerikani plagos një 6-vjeçare dhe babanë e saj, pasi i ra topi i basketbollit në oborr - NACIONALE

Amerikani plagos një 6-vjeçare dhe babanë e saj, pasi i ra topi i basketbollit në oborr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara është vënë në kërkim të një të riu, pasi një vajzë 6-vjeçare dhe babai i saj u plagosën rëndë, kur fqinji i tyre filloi t’i qëllonte me armë, pasi një top i basketbollit ra në oborrin e tij.

I dyshuar është një 24-vjeçar i quajtur Louis Singletary dhe duhet të cilësohet i armatosur e i rrezikshëm, tha policia lokale. Ai ka sy të kaftë dhe flokë të kafta, raporton televizioni CNN.

Fqinji Jonathan Robertson tha se fëmijët ishin duke luajtur basketboll dhe një top kishte rënë në oborrin e pronës tjetër, prandaj ata kishin shkuar për ta marrë.

“Ne kurrë nuk prisnim që ndokush do ta shkrepte armën në mesin e tërë atyre fëmijëve. Dua të them se ishte çmenduri”- shtoi ai.

Policia nuk e konfirmoi shkakun e fillimit të të shtënave të martën në mbrëmje në Gastonia, duke e përmendur hetimin.

Në ShBA janë shënuar disa incidente të dhunshme ditëve të fundit. Sipas “Small Arms Survey”, Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm ku ka më shumë armë në pronësi të civilëve se banorë.

Komandanti i policisë lokale tha se një i rritur i plagosur mbetet në spital, ndërsa e mitura është trajtuar dhe është liruar.

Lajme të ngjashme