Ambasadorja izraelite falënderon Kurtit për mbështetjen kundër sulmit të Iranit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dënoi sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit mbrëmë duke nisur qindra dronë, raketa lundruese e balistike, për çka ambasadorja izraelite në Kosovës e falënderoi menjëherë për mbështetjen kosovare.
“Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”, ka shkruar ajo në “X”.
Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. @albinkurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) April 14, 2024
Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!#Israel #Kosova 🇮🇱🤝🇽🇰 https://t.co/A28AtYAguY