“Allahu Akbar”: Del momenti kur palestinezët e rrëzojnë me buldozer rrethojën e kufirit - NACIONALE

“Allahu Akbar”: Del momenti kur palestinezët e rrëzojnë me buldozer rrethojën e kufirit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Televizioni “Channel 12” në Izrael ka publikuar pamje ku një buldozer shihet duke e prishur rrethojën kufitare mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Dhjetëra militant të Hamasit raportohet se ishin futur në territorin izraelit nga toka, ajri e deti, duke nisur sulme vdekjeprurëse në komunitetet kufitare izraelite.

Hamasi ka publikuar pamje ku shihet kapja e ushtarëve izraelitë gjatë një sulmi në një bazë ushtarake në kufi me Rripin e Gazës këtë mëngjes, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në video të tjera në internet pretendohet se shfaqen civilë izraelitë të marrë peng nga Hamasi.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit ende nuk i kanë komentuar këto pretendime.

Lajme të ngjashme