Aktivistët bllokojnë hyrjen e një rruge logjistike të ushtrisë izraelite në kufi me Gazën
Aktivistët e së majtës ekstreme po protestojnë në Izrael, në kufi me Gazën, duke bllokuar një hyrje që çon në një rrugë logjistike të ushtrisë.
Protestuesit po mbajnë në duar parulla ku shkruhet “Ndaleni gjenocidin në Gaza”, “Ndaleni terrorizmin zionist” dhe “Liri për Palestinën”, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Ushtarët në atë pjesë thonë se protestat po e parandalojnë hyrjen e dërgesave të logjistikës në Gaza si dhe daljen e ushtarëve izraelitë nga enklava.
Në vendin e ngjarjes nuk dukej se kishte prani të policisë.
Një djalë në rroba civile shihet i ulur në tokë me duar të lidhura pas shpinës, ndërsa pranë tij po qëndronin disa burra në uniforma ushtarake, disa prej tyre të maskuar.
Now: activists protest at the Gaza fence, calling to end the genocide and to release the Flotilla activists arrested yesterday pic.twitter.com/1p4fswD62H
— Oren Ziv (@OrenZiv_) October 3, 2025
מהבוקר: מפגינים "נגד הטרור הציוני" מנסים לחסום את מעבר הגבול לרצועה - בכניסה לציר מורג. לוחמי מילואים מאוגדת עזה ומהיחידות שמתמרנות בחאן יונס מנסים להשתלט על האירוע כדי לסיים בזמן את החלפת המשמרות, ולהכניס את השיירות הלוגיסטיות כמתוכנן. pic.twitter.com/2Xm1toSqCb
— ינון שלום יתח (@inon_yttach) October 3, 2025