Aksidentohet një autobus me fëmijë në Australi, pësojnë lëndime traumatike - NACIONALE

Aksidentohet një autobus me fëmijë në Australi, pësojnë lëndime traumatike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grup i nxënësve të shkollës fillore kanë pësuar lëndime traumatike, “jetëndryshuese” pas një aksidenti të tmerrshëm të autobusit në të cilin ndodheshin ata në Melbourne të Australisë.

Në autobus ndodheshin 45 nxënës, kur policia tha se mjeti u godit nga një kamion nga prapa dhe u rrokullis të martën pasdite, raporton televizioni BBC.

Rreth 18 fëmijë – të moshave 5 deri në 11-vjeçare – u dërguan me urgjencë në spital, shumë prej tyre për operacione urgjente. Njëri prej fëmijëve ndodhet nën kujdes intensiv.

Drejtuesi i kamionit është akuzuar për vozitje të rrezikshme me shkaktim të lëndimit serioz.

Policia tha se autobusi porsa ishte nisur nga Shkolla Fillore “Exoford”, në perëndim të qytetit Melbourne, kur ndodhi përplasja.

Fëmijët ishin ngujuar brenda autobusit, para se kalimtarët, drejtuesi i kamionit dhe mësuesit u dhanë ndihmë punëtorëve të emergjencës për t’i nxjerrë fëmijët.

Kirurgët punuan deri në orët e hershme të mëngjesit për t’i trajtuar fëmijët e lënduar seriozisht. Në mesin e lëndimeve përfshihen shtypja e gjymtyrëve – duke i detyruar mjekët që të bëjnë amputime – si dhe lëndime në kokë, në kurriz dhe prerje serioze.

Shtatë fëmijë ndodhen ende në spital në kushte serioze, përfshirë një nën kujdes intensiv, tha Spitali Mbretëror i Fëmijëve.

Edhe drejtuesi 52-vjeçar i autobusit u dërgua në spital, por nuk ka pësuar lëndime që ia rrezikojnë jetën.

Lajme të ngjashme