Agjencia ruse RIA thotë se droni ukrainas ia vrau gazetarin Ivan Zuyev
Korrespondenti rus i luftës, Ivan Zuyev, u vra nga një sulm ukrainas me dron të enjten përderisa ishte në detyrë në vijën e frontit në rajonin jugor ukrainas, Zaporizhia, tha mediumi ku punonte – agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Kolegu i gazetarit të vrarë, Yuri Voitkevich, punëtor i të njëjtit medium, është plagosur seriozisht, tha agjencia RIA, transmeton agjencia “Reuters”.
Zuyev-i kishte marrë disa shpërblime shtetërore për raportimet e tij dhe RIA tha se presidenti rus, Vladimir Putin, më herët këtë vit ia kishte shprehur atij mirënjohjen e vet për punën e bërë.
Anëtarët e Dumës Shtetërore të Rusisë e çmuan punën e gazetarit të vrarë. Kryetari i Komisionit të Punëve Ndërkombëtare, Leonid Slutsky, i tha agjencisë RIA se ushtria ukrainase “vazhdimisht po i përndjek” gazetarët rusë.
Fotoreporteri francez, Antoni Lallican, u vra nga një dron rus më herët këtë muaj – rasti i parë kur një gazetar kishte vdekur në mënyrë të tillë, sipas Federatës Evropiane të Gazetarëve.
Të paktën 18 gazetarë kanë vdekur në zonat e luftës që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurtin e vitit 2022./Nacionale