Afganistani ua ndalon telefonat e mençur të gjithë zyrtarëve civilë e ushtarakë - NACIONALE

Afganistani ua ndalon telefonat e mençur të gjithë zyrtarëve civilë e ushtarakë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Qeveria talibane e Afganistanit ka lëshuar urdhër mbarëkombëtar për ndalimin e përdorimit të telefonave të mençur nga shërbyesit civilë, sipas një urdhri të një gjykate ushtarake, duke nxitur paralajmërime nga aktivistët për të drejtat e njeriut se kjo masë mund ta kufizojë edhe më tej qasjen në informacione.

Në urdhrin e gjykatës, të cilin e ka parë agjencia e lajmeve “Reuters”, thuhet se përdorimi i telefonave të mençur nga “të gjithë zyrtarët e ushtrisë dhe institucionet civile, përfshirë gjykatësit”, do të jetë i ndaluar nga 16 qershori.

Atyre që e shkelin këtë urdhër do t’u thyhen telefonat dhe ballafaqohen me ndëshkim sipas ligjit, thuhet më tej në urdhrin e ri.

Administrata talibane nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Punonjësit qeveritarë thanë se ky kufizim tashmë ka shkaktuar pengesa në punën zyrtare, përderisa të paktën një autoritet provincial ka njoftuar zbatim të menjëhershëm të ndalimit të përdorimit të këtyre telefonave nga zyrtarët.

“Ndikimi ka qenë aq domethënës, saqë shumë procese administrative praktikisht janë ndërprerë, sepse shumica e punës zyrtare më parë kryhej përmes telefonave mobilë, Ëhatsapp-it dhe emailave” – tha një punonjës qeveritar.

Guvernatori i provincës Panjshir tha në një deklaratë se urdhri do të zbatohet brenda të gjitha zyrave të provincës.

Mbrojtësit e të drejtave thanë se telefonat e mençur mbeten një nga pak mjetet që afganët i përdorin për qasje në arsim, për të dokumentuar abuzime, për të komunikuar privatisht dhe për të arritur tek informatat e pancesuruara./Nacionale

Lajme të ngjashme