Avioni me 62 udhëtarë rrëzohet në Brazil - NACIONALE

Avioni me 62 udhëtarë rrëzohet në Brazil

2 vjet më parë

nga NACIONALE

E përditësuar: 62 pasagjerët e avionit në Brazil që u rrëzua të premten kanë vdekur.

Kjo u konfirmua nga presidenti i shtetit:

“Fillimisht, duhet të jem bartësi i lajmeve të këqija dhe dua të kërkoj nga të gjithë që të kemi një minutë heshtje, sepse një avion sapo është rrëzuar në Vinhedo, Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi, dhe siç duket, që të gjithë kanë vdekur…” – ka thënë ai.

Një avion pasagjerësh me 62 udhëtarë është rrëzuar në periferi të Sao Paulo, sipa Mbrojtjes Civile të Brazilit,

Sipas mediumit, aeroplani ka goditur shumë shtëpi.

Në të dhënat e “Flightradar 24”, thuhet se aeroplani Voepass u largua nga Cascavel dhe ishte rrugën për në Sao Paulo kur humbi sinjalin pak para orës 13:30.

Fluturimi 2283 kishte 58 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekupiazhit në kohën e rrëzimit, sipas një njoftimi nga kompania Voepass.

“Nuk ka ende konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo për gjendjen aktuale të personave që ishin në bord.” – thuhej në njoftim.

Ndërkohë, video dramatike të publikuara në rrjete sociale, tregojnë aeroplanin duke rënë nga qielli.

Një video tjetër, paraqet aeroplanin të shkatërruar e në flakë.

Lajme të ngjashme