Aeroplani i sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së detyrohet të bëjë aterrim të paplanifikuar - NACIONALE

Aeroplani i sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së detyrohet të bëjë aterrim të paplanifikuar

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Aeroplani në të cilin ndodhej sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, bëri një aterrim të paplanifikuar në Britani gjatë një fluturimi kthyes për në ShBA, tha Pentagoni në rrjetin X.

Aeroplani ku ndodhej zyrtari i lartë amerikan, i cili po kthehej nga një takim i ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Belgjikë pati një “plasaritje në xham”, raporton televizioni BBC.

“Aeroplani aterroi duke u mbështetur në procedura standarde të të gjithë personat në të, përfshirë sekretarin Hegseth, janë të sigurt” – thuhet në njoftim.

Vetë shefi i Pentagonit pas aterrimit shkroi: “Gjithçka në rregull. Faleminderit Zotit. Vazhdojmë misionin!”

Programi “BBC Verify” e përcolli fluturimin e aeroplanit dhe zbuloi se ai po e humbte lartësinë afër bregdetit jugperëndimor të Irlandës. Më pas, aeroplani u kthye drejt lindjes, sipas uebfaqes “FlightRadar24”.

Në këtë kohë, aeroplani filloi që ta transmetonte kodin 7700, i cili përdoret për të njoftuar një urgjencë të përgjithshme, nga dështimi i motorit te ulja e presionit ose ndonjë urgjencë mjekësore.

Aeroplani aterroi në RAF Mildenhall në Suffolk pak pas orës 19:00, sipas të dhënave të fluturimeve, të cilat janë publikisht të qasshme.

Në shkurt të këtij viti, një aeroplan qeveritar me të cilin po udhëtonte sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, u desh të kthehej për shkak të një plasaritjeje në kabinën e pilotëve.

Ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s u mblodhën të mërkurën në Belgjikë për ta diskutuar situatën e sigurisë në Ukrainë./Nacionale

Lajme të ngjashme