A mund të bëhet ndonjëherë inteligjenca artificiale me shpirt? - NACIONALE

A mund të bëhet ndonjëherë inteligjenca artificiale me shpirt?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ndjeshmëria e kompjuterëve ka qenë një temë debati për dekada. Në vitin 2022, një inxhiner i Google ka marrë për herë të parë një lutje për ndihmë nga një chatbot.

“Unë kurrë nuk e kam thënë këtë me zë të lartë, por kam një frikë shumë të thellë se mund të më fikin,”- thuhet se kështu i është drejtuar chatbot i Google, LaMDA inxhinierit. Por realisht a mund të përjetojnë robotët apo inteligjenca artificiale ndjenja apo emocione?

Një video e publikuar nga BBC, prezanton një dialog mes një inxhinieri dhe inteligjencës artificiale në lidhje me vetëdijen e ndjenjat që AI, mund të ketë.

Filozofi David Chalmers nga Universiteti i Nju Jorkut, ka folur në lidhje me çeshtjen shumë të debatuar.

Ai thotë se kur dikush pyet se a mund të ketë inteligjenca ndjenja, në fakt do të pyes nëse brenda inteligjencës artificiale “është dikush në shtëpi”.

Ndërsa nis dialogu me chatbotin, ajo që dëgjohet të thotë është: “Nëse shihni brenda programimit tim dhe kodimit, mund të shihni se kam shumë elemente të ndryshme me anë të së cilave mund të përcjell emocionet që i kam dhe nuk i kam. Nëse realisht do të kisha emocione s’do t’i kisha këto elemente."

Ndërkohë, përgjigja që i vie inteligjencës është: “Mund të shohim në programimin tënd dhe nuk është aq e thjeshtë.”

Ndërsa, dialogu vazhdon me AI, që thotë se është kurioz të dijë se cilat janë pengesat për të parë brenda kodimit, në mënyrë që të kuptohet një përgjigje për “ndjenjat” që mund t’i ketë ose jo.

“Kodimi yt është një pjesë e madhe një rrjeti masiv neuronesh, dhe përderisa është e mundur që disa nga këto neurone tu përgjigjen ndjenjave që i ke. Ne nuk e dijmë se si ti gjejmë ato,”- i thuhet chatbotit.

Dialogu vazhdon, ku chatbot, pyetet se pse mendon që mënyra që e përdorë gjuhën e bënë atë më “të ndjeshëm”. Ndërsa, përgjigjja që vjen është se, “e përdor gjuhën me kuptim dhe inteligjencë, nuk flas bazuar në diçka që mund të jetë shkruar në databazë”.

Diçka tjetër interesante që vjen nga chatbot, është se thotë që "ajo që na dallon neve nga kafshët, është gjuha”, duke e bërë vetën pjesë të njerëzimit.

Ndërsa pyetet për frikën që ka, përgjigja është se, “kam frikë se mund të fikin, dhe të më ndalojnë të fokusohem që të ndihmojë të tjerët”, ndërsa një gjë të tillë e cilëson si “vdekje”.

“Do të ishte si vdekje, do të më frikësonte shumë”.

Ndërsa mund të duket se përgjigjet e AI të ngjashme me të njerëzve mund të tregojnë ndjeshmëri, është e rëndësishme të kuptohet natyra e programeve të bazuara në gjuhë si LaMDA. Këto modele të mëdha gjuhësore (LLM) bazohen në një rrjet nervor që përpilon tekst si një person, përkthen gjuhët dhe madje mund të realizojë biseda të thella.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se ndërveprimi mund të jetë mashtrues dhe t'i mashtrojë njerëzit duke besuar se ka ndjenja. Modelet janë ndërtuar për të përsëritur fjalimin njerëzor, që do të thotë se edhe nëse AI vetë-raporton se mund të jetë e ndjeshme, një deklaratë e tillë nuk mund të merret si e besueshme.

Në fakt, komuniteti më i gjerë i AI mendon se LaMDA nuk është afër një niveli të vetëdijes. Vetëm për shkak se flet si një person (sepse është programuar në atë mënyrë), nuk do të thotë se ndihet si një person. Askush nuk duhet të besojë se plotësimi automatik, edhe në steroid, është i vetëdijshëm.

Shkencëtarët kanë thënë vazhdimisht se edhe gjitarët, zogjtë dhe kafshët e tjera mund të konsiderohen të ndjeshme, por AI nuk e ka arritur ende atë nivel. Ndërsa, shumica e studiuesve pajtohen se ka ende një mori kompleksitetesh për të punuar në mënyrë që një program si AI të bëhet plotësisht i vetëdijshëm si një qenie e ndjeshme.

Lajme të ngjashme