22 studentë të vdekur në Nigeri, pasi u rrëzua shkolla gjatë orëve të mësimit - NACIONALE

22 studentë të vdekur në Nigeri, pasi u rrëzua shkolla gjatë orëve të mësimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri. Më shumë se 154 persona u raportuan fillimisht të bllokuar nën rrënoja, por policia thotë se 132 janë shpëtuar dhe trajtuar për lëndime.

Një kolegj dykatësh është shembur gjatë kohës sa nxënësit po mbanin mësimin, transmeton “The Guardian”.

Zëdhënësi i policisë së Plateau, Alfred Alabo më vonë tha se 132 nga studentët ishin shpëtuar dhe po trajtoheshin për lëndime në spitale të ndryshme.

Një raport i mëhershëm nga mediat lokale kishte thënë se të paktën 12 persona u vranë.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerisë tha se punonjësit e shpëtimit dhe shëndetësorë, si dhe forcat e sigurisë ishin vendosur në vendngjarje menjëherë pas shembjes, duke nisur një kërkim për studentët e bllokuar.

Lajme të ngjashme