Zyrtare: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit - NACIONALE

Zyrtare: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i NATO, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

Gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të Ish-Jugosllavisë është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar.

Në dokumentin e publikuar, mbrojtja thekson se Clark ka marrë miratimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar në Hagë.

Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DW-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.

Në përputhje me udhëzimet e Panelit dhe duke marrë parasysh disponueshmërinë e deklaruar të 1DË-007, mbrojtja konfirmon qëllimin e saj për ta thirrur dëshmitarin 1DW-007 gjatë javës së 17 nëntorit 2025, por jo para pasdites së 18 nëntorit, ose, me shumë gjasë, në mëngjesin e 19 nëntorit 2025. Mbrojtja do ta ketë një pasqyrë më të qartë sapo të konfirmohen planet e udhëtimit dhe pasi të ketë pasur mundësi të konsultohet me 1DW-007 dhe WSPO në lidhje me afatin për hapat e tjerë përgatitorë përpara dëshmisë”, thuhet në dokumentin që është publikuar, duke u dhënë detaje tjera.

Ndërsa mbrojtja shpreson që dëshmia e 1DË-007 të mund të përfundojë brenda dy ditësh, ajo kërkon në mënyrë të jashtëzakonshme që Paneli Gjyqësor të caktojë të premten, më 21 nëntor 2025, si një ditë shtesë të seancës, në rast se është e nevojshme për t’u dhënë të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve një mundësi të drejtë për të finalizuar dëshminë e 1DË-007”, thuhet në dokument.

Në parashtrimin e saj, ka treguar se çka do të dëshmojë gjenerali amerikan.

1DW-007 është një ish-Gjeneral i dekoruar me katër yje në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i i NATO-s nga 1997 deri në 2000. 1DW-007 jep dëshmi rreth drejtimit të përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar Marrëveshjen Holbrooke-Millosheviq nga Tetori 1998, zbatimin e Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryerjen e fushatës ajrore kundër forcave jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar marrëveshjet e Rambujesë, vendosjen e forcave në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe mbikëqyrjen e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, thuhet në dokument.

Lajme të ngjashme