Zyrapi flet në Hagë për Rexhep Selimin, Sokol Bashotën e Fatmir Limajn - NACIONALE

Zyrapi flet në Hagë për Rexhep Selimin, Sokol Bashotën e Fatmir Limajn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka folur në Hagë për disa prej eprorëve të Ushtrisë në kohën e luftës.

Ai ka thënë se në Drenicë kishte shkuar me kërkesën e Rexhep Selimit e Sokol Bashotës.

“Po e saktë është. Edhe Sokol Bashota edhe Rexhep Selimi, dytë kanë qenë në Drejtorinë Operative. Kështu që mua më kujtohet se edhe në kohën, të parën kur kam dalë me e vizitu Drenicën ka qenë Sokol Bashota, pastaj me Rexhep Selimin”, tha Zyrapi.

Ai u pyet edhe për disa tabela që ishin përmendur për veturat e UÇK-së.

“E di që ka pas tabela qe janë përdorë me shenjta të UÇK-së, po për Policinë Ushtarake në veçanti nuk e di. Nuk po më kujtohet”, tha Zyrapi, në përgjigje të prokurores së Specializuar.

Lajme të ngjashme