"Zoti i kalltë, muji i Ramazanit osht": Kumrije Temaj përballet me të dyshuarit për vdekjen e djalit - NACIONALE

"Zoti i kalltë, muji i Ramazanit osht": Kumrije Temaj përballet me të dyshuarit për vdekjen e djalit

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kumrije Temaj, në një dëshmi emocionuese, ka treguar në detaje se s’i kishin shkuar ditët para deri në vdekjen e djalit të saj Jeton Temaj.

Ajo në Gjykatë u përball me të dyshuarit për vdekjen e djalit të saj. Në një moment znj.Temaj para gjyakatës tha këto fjalë: “O vëlla është muaji Ramazanit, loti i jetimit.. ky kriminel më ka kallë. Më kanë kallë, jetim e kam rritë djalin edhe nuk e tregojnë të vërtetën.”.

Vdekja e dyshimtë e të riut Jeton Temaj, vazhdon të përcillet me dramë nëpër Gjykata.

Nacionale po vazhdon ta përcjell nga afër zhvillimin për këtë rast, ku gjykimi po zhvillohet për ‘Rrezikim të Trafikut Publik’.

Kjo përkundër se ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se Temaj kishte vdekur nga plagët e mjetit të mprehtë.

Dëgjojeni rëfimin prekës të znj. Temaj e cila vazhdimisht kërkon që mediat të jenë të pranishme në seancat gjyqësore.

VIDEO:

Lajme të ngjashme