Vritet një person në Prishtinë, policia jep detaje - NACIONALE

Vritet një person në Prishtinë, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person është vrarë sot në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar për gazetën Nacionale se rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.

Aty i vdekur ka mbetur një person, ndërsa dy të tjerë janë lënduar me mjet të mprehtë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për gazetën se ka ndërruar jetë një person si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ajo ka treguar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

"Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje
", ka deklaruar Ahmeti.

Gazeta ka kontaktuar edhe QKUK-në për të mësuar rreth gjendjes së të plagosurve.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë për gazetën Nacionale se njëri nga të plagosurit është në gjendje jo stabile.

“Dy të lënduar i kemi. Njëri është në gjendje jo stabile ndërsa tjetri më stabil. Pas ekzaminimeve sigurisht, do të shkojnë në kirurgji torakale sipas të gjitha gjasave”., ka deklaruar Syla.

Lajme të ngjashme