Vrasja në Podujevë: Arrestohen dy persona
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për vrasjen në Podujevë, e cila kishtë ndodhr më 26.03.2023.
Dy të arrestuarit janë të moshës 35 vjeçare, respektivisht 22 vjeçare, që të dy shtetas të Republikës së kosovës.
Sipas këtij njoftimi të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, 48 orëshe.
Njftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje
Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje , që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Personat e dyshuar:
- B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.