Vrasja në Dragodan: Nga QKUK japin detaje për të plagosurit - NACIONALE

Vrasja në Dragodan: Nga QKUK japin detaje për të plagosurit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Dragodan, ku ka mbetur i vdekur një person. Ndërsa, dy persona të tjerë janë lënduar, me mjet të mprehtë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një hotel.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla për gazetën Nacionale dha detaje për gjendjen e dy të lënduarve, ku për njërin tha se nuk e ka gjendjen e mirë.

“Dy të lënduar i kemi. Njëri është në gjendje jo stabile ndërsa tjetri më stabil. Pas ekzaminimeve sigurisht, do të shkojnë në kirurgji torakale sipas të gjitha gjasave”.

"Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje", njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme