Vrasja me thikë në Zllakuqan të Lipjanit: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

Vrasja me thikë në Zllakuqan të Lipjanit: 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen me thikë në Zllakuqan të Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata me një komunikatë për media.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Deri te vrasja kishte ardhur si pasojë e një problem me një video në Tik-Tok.

Lajme të ngjashme