Vrasja me thikë në Prishtinë: Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit që e theri për vdekje vëllanë në Prishtinë.
Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë dhe të dyshuarit iu caktua masa e paraburgimit.
“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, i njëjti mund të shmanget nga procedura penale, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, si dhe mund të ndikojë në dëshmitarë, andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale”, thuhet në njoftim.