Vrasja e Marigona Osmanit: Më 16 maj fillon rigjykimi ndaj Krivaçës e Arbër Sejdiut - NACIONALE

Vrasja e Marigona Osmanit: Më 16 maj fillon rigjykimi ndaj Krivaçës e Arbër Sejdiut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Më 16 maj do të fillojë rigjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Ferizaj.

Për vrasjen makabre të Osmanit po akuzohen Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.

Krivaça në shkallën e parë ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Megjithatë, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Lajme të ngjashme