Vrasja e dyfishtë në Malishevë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, arrestohet i dyshuari

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishët dje në fshatin Gollubovc të Komunës së Malishevës.

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka treguar se bëhet fjalë për A.I., i cili nga dita e djeshme është në kërkim të organeve të rendit.

Më tej, është bërë me dije se shumë shpejt ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Pas arrestimit, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin.

Përmes një njoftimi për media, policia ka treguar se i dyshuari ishte i plagosur.

Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor. Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit”, është thënë në njoftim.

Ndër të tjera, në njoftim është thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, të dy armët dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

Dje më datë 06.11.2025, rreth orës 11:30, jemi njoftuar për rastin vrasje në fshatin Gollubovc të Malishevës ku viktimat e rastit ishin dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër). Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit”, ka njoftuar policia, duke treguar detaje tjera.

Çka ndodhi?

Vrasje e djeshme në Malishevë ka tronditur Kosovën.

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Ajo që dihet deri me tani është së i dyshuari kryesor është dhëndri i dy viktimave.

Gjatë ditës së djeshme për rastin janë deklaruar edhe organe e rendit dhe të drejtësisë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka treguar për masat që janë ndërmarr për kapjen e të dyshuarit.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë shumë detaje për lidhjet familjare në mes të viktimave dhe të dyshuarit.

Tani për tani nuk mund të japim këto informata, sepse duhet të bëhet verifikimi i këtyre informatave pastaj të dalim me një njoftim zyrtar, me qëllim që të jenë informatat më ta sakta.”, ka thënë ai, duke treguar se viktimat dhe i dyshuari kanë lidhje familjare.

Prokurori Gashi ka thënë se ende është herët të flitet për motivet e kësaj vrasje.

Në mes vete kanë raporte familjare, por motivi ende nuk e dimë saktësisht. Kështu që, pasi t`i marrin të dhënat tjera më të sakta, atëherë do të dalim me një komunat zyrtare”, ka thënë Gashi.

Kurse, pas ndodhjes së rastit, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë për Nacionalen se motivi i kësaj vrasje të dyfishtë dyshohet të jetë një fjalosje paraprake.

Ai ka treguar se motivi i kësaj vrasje të dyfishtë dyshohet të jetë një fjalosje paraprake.

Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër. I dyshuari është dhëndër i tyre. I njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas, për momentin është në kërkim. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet për një fjalosje mes tyre”, ka thënë Graishta.

Të afërmit e viktimave kanë treguar se të dy vëllezërit kishin ardhur nga mërgimi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tyre.

Sipas tij, vrasja ka ndodhur në hyrje të oborrit derisa vinin ende njerëz për ngushëllime.

E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes për portalin “Sinjalin”.

Lajme të ngjashme